Autori rus i filmit të Putinit arrestohet në Prishtinë, dyshohet se erdhi për të mbledhur informata - Gazeta Express
string(98) "autori-rus-i-filmit-te-putinit-arrestohet-ne-prishtine-dyshohet-se-erdhi-per-te-mbledhur-informata"

Autori rus i filmit të Putinit arrestohet në Prishtinë, dyshohet se erdhi për të mbledhur informata

Gazeta Express

16/12/2019 20:59

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroport.

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, është  ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës. Kjo për shkak se u pa dukë bërë inçizime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi tjera ushtarako policore. 

Lexo Edhe:

Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, që mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumnetarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.