Autori i masakrës më të frikshme të 30 viteve të fundit del në gjyq, policët: Ka pamje psikopati të frikshëm


Gazeta Express
15 Prill 2019 15:50

Vrau 8 persona, madje dhe dy fëmijë. Të gjithë i kishte gjak, familjarë të tij.

Fjala është për Ritvan Zykajn, të riun i cili ka hyrë në histori si personi që kreu masakrën e Selenicës vitin e kaluar, një masakër e paparë ndonjëherë në 30 vitet e demokracisë shqiptare.

Të mërkurën Ritvan Zykaj del përpara gjykatës në një proces që me gjasë do të përmbyllet me dënimin e përjetshëm të tij.

Por ajo që edhe vetë policët që kanë mundur t’i afrohen (Zykaj qëndron në dhomat e izolimit në Vlorë) thonë, është se Zykaj nuk flet me askënd, nuk bën asnjë lloj mimike dhe është plotësisht i heshtur. Policët thonë se nuk qesh e as qan, por ka një pamje prej psikopati të frikshëm./Express

Te fundit


Kthehu lart