Autobusi i zuri rrugën, fieraku e qëllon me armë


Gazeta Express
20 Gusht 2019 22:10

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në Fier, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, Topojë e Fierit.

Ai ka debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë për të marrë pasagjerë.

Në debat e sipër për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart