Silvija Soldo, makina e së cilës u godit nga një autobus të mërkurën në “Mali Bukovac”, u takua sot me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, para se kjo e fundit të nisej për në Karlovac për një tubim parazgjedhor.
Sipas mediave kroate, Soldo tha se presidentja i kishte “kërkuar falje njëqind herë për aksidentin” dhe se ajo ishte penduar për gjithçka që kishte ndodhur.
Grabar-Kitaroviq, siç ka rrëfyer ajo, i tha asaj se do të bënte gjithçka për të ndaluar autobusin nëse ajo do të shihte se çfarë kishte ndodhur, por nuk e vuri re fare se kishte një aksident.
Gjithashtu, presidentja është shprehur e gatshme t’i japë shoferes së dëmtuar një makinë zëvendësuese nëse makina e saj nuk riparohet, pasi ajo ka nevojë për të shkuar në punë.
Ndryshe, gjatë të mërkurës autobusi i kandidates presidenciale Kolinda Grabar-Kitaroviq ishte përfshirë në një aksident të vogël trafiku në Qarkun Krapina-Zagorje.
Shoferja e dëmtuar Sylvia Soldo ka thënë se aksidenti kishte ndodhur në një “rrugë të ndërlikuar dhe mjaft të ngushtë”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...