Autobusi i Benficas sulmohet me gurë, dy lojtarë lëndohen - Gazeta Express
string(56) "autobusi-i-benficas-sulmohet-me-gure-dy-lojtare-lendohen"

Gazeta Express

05/06/2020 9:55

Autobusi i Benficas sulmohet me gurë, dy lojtarë lëndohen

Gazeta Express

05/06/2020 9:55

Dy lojtarë të Benficas, Julian Weigl dhe Andrija Zivkovic, janë dërguar në spital, pasi u lënduan gjatë sulmit që iu bë autobusit të ekipit të tyre, pas barazimit pa gola në ndeshjen si vendas kundër Tondelas të enjten.

Mesfushori gjerman Julian Weigl dhe sulmuesi anësor serb Andrija Zizkovic, u goditën me shrapnel dhe u dërguan në spital në Lisbonë për të marrë trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi portugez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Autobusi po udhëtonte në një autostradë në Lisbonë të Portugalisë, pasi skuadra e kishte zhvilluar ndeshjen e parë që nga rinisja e sezonit në ligën elitare të futbollit në Portugali.

Kampioni portugez nuk arriti ta lërë prapa vetes rivaline Porto në krye të tabelës, pasi që u mbajt me barazim pa gola në ndeshjen e së enjten. Benfica dhe Porto tani i kanë nga 60 pikë, përderisa deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe nëntë xhiro.

Tifozët ishin mbledhur stadiumit të Benficas për ta mbështetur skuadrën e tyre, pasi që kufizimet e vendosura shkaku i koronavirusit ua pamundësojnë tifozët t’i përcjellin ndeshjet nga stadiumet.

“Benfica e dënon sulmin kriminal me gurë ndaj autobusit të lojtarëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

“Ne garantojmë bashkëpunim të plotë me autoritetet, te të cilit kemi kërkuar që t’i identifikojë personat përgjegjës për këtë veprim kriminal”. /Gazeta Express/