Autoambulancat e reja qëndrojnë në garazhe, nuk ka kush t’i vozisë


Gazeta Express
14 Maj 2019 15:12

12 auto-ambulancat e Ndihmës së Shpejtë do të presin punësimin e personelit mjekësor që të hyjnë në funksion.

Edhe pse u promovuan nga autoritetet, për momentin nuk ka kush t’i përdorë. Gjashtë prej tyre mbeten në Shkup, ndërsa gjashtë të tjera shpërndahen nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik, Zllate Mehmedoviq tha se problemin me mungesën e kuadrit planifikojnë ta zgjidhin përmes angazhimit të mjekëve të rinj të licencuar, dhe konkurseve për punësim.

Ministri Filipçe edhe sot tha se nuk do të lëviz nga qëndrimi i tij, që në shkollë dhe çerdhe të mos regjistrohen fëmijë të pavaksinuar.

“Targeti jonë është 75 ekipe që të kemi mbrojtje cilësore shëndetësore. Në periudhën që vjen na pret shumë punë, e dini se bëhen ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore të cilat do të çojnë në mundësinë që mjekët e rinj të paguhen në 6 muajt e parë që do angazhohen në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë që më pas të shkojnë në specializim, dhe me këtë do të zgjidhen problemet sa i përket ekipimit kadrovik, pjesën tjetër të problemit do ta zgjidhim me konkurs” deklaroi Zllate Mehmedoviq, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup.

Ndërkohë Qeveria në seancën e sotme pritet të miratojë vendimin që tetë veturat e ministrisë së Bujqësisë t’i kalojnë ministrisë së Shëndetësisë, për nevojat e Ndihmës së Shpejtë.

“Bëhet fjalë për vetura të cilat janë në gjendje solide dhe të cilat nuk do jenë vetura terreni por do të përdoren vetëm për transport të pacientëve..ky është ridestinimi i mundshëm,  dhe ne do të bëjmë një procedurë që të gjitha të jenë në shërbim të ndihmës së shpejtë”.

Ndihma e shpejtë tanimë vite të tëra përballet me probleme të shumta, si mungesën e autoambulancave po ashtu dhe mungesën e personelit mjekësor.

Si pasojë e mos arritjes në kohë të Ndihmës së Shpejtë shpesh herë pacientët kanë pësuar tragjikisht.

Te fundit


Kthehu lart