Autoambulanca del nga rruga, vdes pacienti 62 vjeçar - Gazeta Express
string(51) "autoambulanca-del-nga-rruga-vdes-pacienti-62-vjecar"

Autoambulanca del nga rruga, vdes pacienti 62 vjeçar

Gazeta Express

25/05/2020 18:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier- Lushnje i cili i ka kushtuar jetën një 62 vjeçari që po transportohej me ambulancë drejt Tiranës.

Ambulanca fillimisht është përplasur me një makinë e më tutje ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas mjekut që shoqëronte pacientin nga Saranda për në Tiranë, brenda ambulancës ndodhej viktima, djali i tij, infermierja, mjeku dhe drejtuesi i mjetit. Në momentin e aksidentit pacienti ka vdekur në vend, ndërsa i biri që qëndronte prapa me të është plagosur.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

ambukanca3
ambulanca2
ambulanca1