Kthehu lart

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për numrat nga Kosova

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për numrat nga Kosova GazetaExpress

Një fushatë me mesazhe në “WhatsApp” ka nisur në Itali ku përdoruesve të këtij aplikacioni ditëve të fundit po u dërgohet një mesazh që u bën thirrje atyre të mos lajmërohen nëse pranojnë thirrje nga disa prefikse, e në mesin e të cilëve është edhe prefiksi i ri i Kosovës, +383.

Mediumi italian, “Libero.it”, shkruan se raste të këtilla ka shumë që alarmohen qytetarët, por të gjitha janë mashtruese.

Aplikacioni “WhatsApp” është mjet shumë i mirë për komunikim pa pagesë me të afërmit tuaj në mbarë botën, por mund të kthehet në aplikacion të rrezikshëm nëse përdoret për qëllime kriminale.

Ndonëse shumica e njerëzve tashmë janë mësuar me këto mashtrime, ka ende njerëz që i lexojnë ato dhe i shpërndajnë menjëherë nëpër grupe në “WhatsApp”.

Mesazhi që po pranojnë italianët në “WhatsApp” është ky: “Thirrje të shpeshta po vijnë nga +216 (Tunizia) +383 (Kosova) +373 (Moldavia). Ata bëjnë vetëm një zile. Nëse përgjigjeni apo i thërrisni mbrapsht, automatikisht do të abonoheni në një plan javor prej 7 eurosh në ueb-faqe lojërash që është pothuajse e pamundur të anulohet. Mos iu përgjigjni këtyre thirrjeve”.

Mediumi italian thotë se mesazhi është i shkruar në një italishte pa asnjë gabim dhe kjo ndihmon që njerëzit të bëhen konfuzë e të mendojnë se porosia është e vërtetë. Por, s’është aspak e vërtetë. 

Përpos që asnjë agjenci e sigurisë nuk e ka raportuar këtë vrull të thirrjeve nga prefikse ndërkombëtare, lajmërimi në telefonata nuk iu shkakton shpenzime përdoruesve. Por, në rast se i thirrni mbrapsht, edhe mund të ketë probleme, dhe jo vetëm në këto prefikse.

    Data: 19 Dhjetor 2018 11:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera