Kthehu lart

U penduat që fshitë një mesazh nga WhatsApp? Vëmendje! Ja si mund ta ktheni sërish

U penduat që fshitë një mesazh nga WhatsApp? Vëmendje! Ja si mund ta ktheni sërish GazetaExpress

WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdorura në botë.

Një vit më parë, u vendos opsioni i fshirjes së mesazheve, gjë që lehtësoi punën e shumë përdoruesve. Ai i lejon njerëzit të fshijnë mesazhe brenda një afati kohor prej shtatë minutash, pasi janë dërguar. Nëse kujtuat se mesazhet u zhdukën përgjithmonë, e keni gabim, pasi është gjetur një mënyrë se si të rikthehen. Për të bërë një gjë të tillë, përdoruesit thjesht duhet të fshijnë aplikacionin dhe ta riinstalojnë atë. Në momentin që hapet e pas logimit në të, zgjidhni opsionin që të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara. Kjo rikthen të gjitha mesazhet, edhe ato që keni fshirë.
    Data: 30 Janar 2019 07:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera