Kthehu lart

Kujdes! WhatsApp njofton ndalimin e këtyre mesazheve, ja çfarë ndodh nëse dërgoni një të tillë

Kujdes! WhatsApp njofton ndalimin e këtyre mesazheve, ja çfarë ndodh nëse dërgoni një të tillë GazetaExpress

WhatsApp, një prej aplikacioneve më të përdorura për dërgimin e mesazheve ka nisur një politikë të re.

Aplikacioni do t’i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj në nisjen e një mesazhi deri në 5 herë maksimumi, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme. Nëse më parë do të mund t’i bënit share një mesazhi tek rreth 20 persona, ky numër do të kufizohet deri në 5. Një zëdhënëse e WhatsApp deklaroi për BBC: Kufizimi i përcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën”. Kjo synon të parandalojë shpërndarjen e “Fake News” dhe mesazheve që përmbajnë viruse. Facebook ka fshirë rreth 500 llogari në Europën Qendrore që besohet se kanë shpërndarë të tilla mesazhe.
    Data: 23 Janar 2019 08:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera