Kthehu lart

Kjo makinë Tesla, ju lë pa fjalë

Kjo makinë Tesla, ju lë pa fjalë GazetaExpress

Për të gjithë ata që mendojnë se Model 3, ka dukje të rëndomtë

Megjithëse Tesla Model 3 është një makinë e suksesshme, nuk mund të thuhet se ka dukje aq të mirë, transmeton Telegrafi. As modeli Model S, nuk shquhet për forma më të mira.

Madje, në Model 3 Performace mund të bëhej më shumë për dukjen, pasi është vështirë i dallueshëm prej versionit shumë më të lirë. Derisa Tesla nuk ofron linjat e dëshirueshme, blerësit i dërgojnë në punëtoritë e ndryshme, që ua përmirësojnë format e jashtme.

RevoZsport me bazë në Hong Kong të Kinës, e ka përpunuar Tesla Model 3, për ta sjellë në dy versione me dukje krejtësisht tjetër.

R-Zentric Model 3S Strasse Aerokit me ngjyrë të kaltër është më i lirë, pasi kushton 5,500 dollarë. Ofron shtesa në pjesën e përparme, mbi rrotë dhe disa pjesë anësore.

Për R-Zentric  Model 3R aerokit me të kuqe, duhet të paguhet më shumë, pasi ka çmim prej 9,500 dollarëve. Në të janë ndryshuar 16 elemente, duke i dhënë dukje shumë më të kompletuar.

    Data: 02 Shkurt 2019 01:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera