Instagram surprizon përdoruesit

Rrjeti gjigant i fotografive, Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

GazetaExpress

Tani mesazhet mund të shoqërohen edhe me “GIF” të cilat dërgohen në mesazh individual apo në grup.

Ndërkohë, GIF'et mund të kërkohen për të nxjerrë diçka specifike. Përditësimi është bërë mbrëmjen e 20 shtatorit tek aparatet celularë IOS dhe Android.

Kjo gjë ka qenë pjesë e Instagram në publikimin e fotografive në ‘Story’, por tani ka mbërritur edhe tek mesazhet.

Të tjera

Lajmet e fundit