Kthehu lart

Google, në “luftë” me Microsoft, Sony dhe Nintendo

Google, në “luftë” me Microsoft, Sony dhe Nintendo GazetaExpress

Për vite të tëra, bota e video-lojërave është bazuar në krahasimin mes tri motrave të mëdha: Microsoft, Sony dhe Nintendo.

Por, në javët e fundit është duke u zhvilluar hipoteza e futjes së një konkurrenti të katërt. Ky është Google, kompania që sigurisht e keni dëgjuar për motorin e kërkimit, por edhe si pronar i Gmailit dhe i rrjetit të mirënjohur të shpërndarjes së videove YouTube.

Mendohet se Google kërkon të ndërtojë një platformë lojërash siç është Netflixi për filma e seriale, transmeton tch.

Për ta bërë tërheqës në sytë e konsumatorëve platformën e tij, Google duhet të arrijë marrëveshje me prodhuesit e mëdhenj që të sjellë titujt më të njohur të momentit.

Aktualisht, është herët për rivalët që të shqetësohen, por Google na ka mësuar që gjithmonë i vë në jetë idetë e veta.

    Data: 01 Korrik 2018 19:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera