Kthehu lart

Apple prezanton iPhone XS dhe iPhone XS Max

Apple prezanton iPhone XS dhe iPhone XS Max GazetaExpress

(I plotësuar) -- Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone XS.

Ky telefon, sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple. 

Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone XS vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it. 

Versioni më i madh do të quhet iPhone XS Max.

Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

iPhone i ri përkrah opsionin me dy kartela dhe do të ketë kamerë të dyfishtë 12MP.

Apple ka konfirmuar se iPhone XS dhe XS Max do të mund të porositen nga 14 shtatori, përderisa shitja e tyre nis më 21 shtator.

Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka konfirmuar se çmimi i iPhone XS është 999 dollarë. Kurse për XS Max çmimi është 1.099 dollarë.

Që të dy këta iPhone do të jenë në dispozicion me hapësirë të brendshme 64GB, 256GB dhe 512GB.

    Data: 12 Shtator 2018 19:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera