Kthehu lart

14-vjeçari ia gjen gabimin Apple, kompania habit me atë që bën për të

14-vjeçari ia gjen gabimin Apple, kompania habit me atë që bën për të GazetaExpress

Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuloi një të metë të sigurisë sistemin video-thirrës FaceTime të Apple është dëmëshpërbyer për këtë gjë.

Mësohet se kompania Apple do t’i japë një shumë të caktuar 14-vjeçarit Grant Thompson. Ende nuk bëhet e ditur se sa do të jetë kjo shumë, por mendohet se këto para do të investohen për arsimin e adoleshentit.

I riu zbuloi një virus në këtë aplikacion, i cili lejonte përdoruesit të dëgjonin personin tjetër para se ai të hapte telefonatën.

Përveç kësaj, videot në këtë aplikacion hapesh edhe nëse nuk klikohej asnjë buton.

    Data: 11 Shkurt 2019 16:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera