Xiaomi sfidon Samsung-un me Redmi Note 2


14/08/2015

Xiaomi gjithashtu po sfidon kompaninë koreane me pajisjen e saj të cilësisë së lartë, të cilën e prezantoi para Samsung-ut. Kompania prezantoi telefonat inteligjentë Redmi Note 2 dhe Note 2 Prime, të cilët përmbajnë specifika shumë të mira dhe kanë një çmim të arsyeshëm.

Disa nga veçoritë e Xiaomi Redmi Note 2 janë si më poshtë:

  • Ekran me prekje 5.5 inç IPS LCD me rezolucion 1080×1920 pikselë dhe densitet 401 pikselë për inç
  • Sistemin operativ Android 5.0 with MIUI7
  • Procesori Mediatek MT6795 me tetë bërthama Cortex-A53 CPU me shpejtësi 2.0 GHz
  • Kartat grafike PowerVR G6
  • 16 GB hapësirë të brendshme (mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD)
  • 2 GB RAM
  • Kamerë parësore 13 MP
  • Kamerë dytësore 5 MP
  • Bateri të lëvizshme 3060 mAh
  • Dy vende për karta SIM

Versioni më i lirë i pajisjes do të shitet për 128 dollarë, i cili do të ofrojë rrjetin LTE tek njëra kartë dhe rrjetin 3G tek tjetra. Ndërsa versioni tjetër me rrjetin LTE tek të dy kartat kushton 144 dollarë.

Xiaomi ka krijuar edhe një version të telefonit me 32GB hapësirë të brendshme dhe procesor me tetë bërthama me shpejtësi 2.2GHz. Ky version quhet Redmi Note 2 Prime dhe kushton 160 dollarë. Nuk është konfirmuar akoma nëse pajisja do të ketë dy vende për karta SIM me rrjetin LTE, apo jo.

Redmi Note do të dalë në treg më 16 gusht dhe do të ofrohet në ngjyrë blu, të verdhë, të gjelbër, rozë dhe të bardhë. /krokodili.al/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart