Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor


23/12/2018

Suita e emëruar Talos do t’i jepte veshësit të tij super-fuqi, si aftësi për të parë në errësirë, fuqi mbinjerëzore dhe një mënyrë për t’iu shmangur plumbave.

Qëllimi është që Navy Seals dhe Forcat Speciale të përmirësojnë teknologjitë e mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.

“Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, thuhet në faqen e ushtrisë në internet.

Veshja do të ketë gjithashtu edhe nerva në formën e senzorëve që do të shtrihen ndaj lëkurës për të monitoruar temperaturën bazë të trupit, temperaturën e lëkurës, normat e zemrës, pozicionin e trupit dhe nivelet e hidratimit.

Kjo veshje e re ushtarake pritet të testohet më 2019.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart