Sony Xperia XZ me kamerë 23MP


30/09/2016

Sony Xperia XZ vjen me teknologji të përparuar të kamerës e cila përmban sensor imazhi, sensor autofokusi, RGBC-IR sensor që balancon ngjyrat e vërteta.

Kamera përpara është 23 megapixel, derisa ‘selfie kamera’ është 13 megapixel me një shpejtësi shkrepëse prej 0.6 sekonda – e destinuar për adhuruesit e fotografisë, transmeton lajmi.net

Xperia XZ është smartfoni i parë në botë që sjell stabilizimin e videos ‘5-axis’ të integruar në të dy kamerat. Gjithashtu smartfoni vjen me sensor për gjurmë gishtash.

Smartfoni vjen me 3GB RAM, sistemin operativ Marshmallow dhe hapësirë për dy kartela si dhe mbështet të gjitha mundësitë konektuese 4G, LoLTE, ViLTE, VoWiFi, GPS, Bluetooth dhe NFC.

Celulari ka një bateri 2,900mAh mjaftë të qëndrueshme por duhet të keni kujdes që të mos e karikoni deri në 100 për qind./lajmi.net

load
load

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart