Sony Xperia XA1 së shpejti lansohet në Europë


14/03/2017

Dyqani Clove nga Britania e Madhe, po ashtu, ka konfirmuar se smartfoni i ri Android i Sonyt tashmë është në dispozicion për porositje, ndërsa dërgesat do të fillojnë më 10 prill, dy javë më herët sesa është pritur, transmeton Koha.net.

Sony Xperia XA1 kushton 229 funte dhe është në dispozicion me katër ngjyra: të zezë, ari, rozë dhe të bardhë.

Specifikat e Xperia XA1 janë:

Sistemi operativ Android 7.0 Nougat

Ekrani 5-inç HD me rezolucion prej 720 pikselë

Procesor me tetë bërthama

3 GB RAM memorie

32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD

Kamerën kryesore Sony Exmor RS prej 23 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë

Ofron mbështetje për lidhjen 4G, Bluetooth 4.2

Ka portin USB Type-C

Ka trashësi prej 8 mm dhe peshon 143 gramë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart