Shefi i Apple me letër punëtorëve pas fitores së Trumpit


10/11/2016

Cook ka ftuar gjithë stafin e gjigantit amerikan të teknologjisë që të vazhdojnë me punën dhe progresin e përbashkët pa asnjë ndasi.

Kjo letër e Cook vjen pasi Trump gjatë fushatës së tij kishte përmendur disa herë se nuk do të lejojë emigrantët të veprojnë në SHBA dhe kishte bërë edhe disa komente raciste.

Kjo është letra e shefit të Apple-it, që është zbuluar nga BuzzFeed:

“Ekip

Kam dëgjuar që disa nga ju flisnit për zgjedhjet presidenciale. Në një kontest politik, ku kandidatët kanë shumë dallime dhe ishin të përafërt në numrin e votave popullore, është e pashmangshme që disa nga ju të ndiheni keq.

Kemi ekip me shumëllojshmëri punëtorësh, duke përfshirë përkrahës për të gjithë kandidatët. Pavarësisht se kë e keni përkrahur si individ, e vetmja mënyrë është të qëndrojmë dhe të ecim bashkë. Dua të rikujtoj thënien e Martin Luther Kingut 50 vjet më parë: “Nëse nuk mund të fluturoni, vraponi. Nëse nuk mund të vraponi, ecni. Nëse nuk mund të ecni, zvarrituni, por kurrë mos u ndalni të vazhdoni përpara”. Kjo këshillë është e përjetshme dhe kujtim se ne duhet të bëjmë vetëm punë të mira dhe të përmirësojmë botën duke ecur përpara.

Deri sa ka pasur diskutime sot për pasiguritë përpara, duhet të besoni se Apple nuk ka ndryshuar. Produktet tona lidhin njerëzit gjithandej. Kompania jonë është e hapur për të gjithë, dhe ne festojmë për llojllojshmërinë e ekipit tonë në SHBA dhe gjithandej botës – pavarësisht si duken, nga janë, si punojnë apo kë duan.

Gjithmonë e kam shikuar Apple-in si një familje të madhe dhe ju inkurajoj të bashkoheni me kolegët tuaj nëse ata janë të shqetësuar.

Të ecim përpara – Bashkë!

Tim

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart