Pepsi konfirmon telefonin e parë, me kamerë më të mirë se iPhone 6s (FOTO)


13/10/2015

Bëhet fjalë për kompaninë Pepsi, e cila ka konfirmuar se do të krijojë telefonin e saj.

Shumë uebfaqe kishin publikuar foto të telefonit të mundshëm të krijuar nga Pepsi, kurse tani lajmin e ka konfirmuar edhe vet kompania amerikane, transmeton Koha.net.

“Jemi të kënaqur t’ju konfirmojmë se Pepsi është duke punuar me një partner të licencuar që të sjellë një seri të telefonave mobil dhe aksesorë në tregun e Kinës, në muajt e ardhshëm. Kjo do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë, dhe kjo përpjekje është e ngjashme me produktet e fundit të Pepsit që përfshijnë veshjet dhe aksesorët”, ka konfirmuar një zëdhënës i Pepsit, raporton Mirror.

Telefoni i Pepsit “P1” do të ketë sistemin operativ Android, me ekran 5.5-inç HD.

Po ashtu thuhet se do të ketë kamerën kryesore prej 13 megapixelë, e cila është më e madhe se e iPhone 6s, i cili ka kamerë prej 12 megapixelë dhe 2GB RAM.

P1 do të kushtojë 175 euro, kurse do të lansohet javën e ardhshme në Pekin.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart