Njihuni me Samsung Galaxy S10


20/02/2019

Samsung Galaxy S10 është një telefon me madhësi 6.1 inç me tre kamera në anën e pasme, një sensor gjurmë gishtash në ekran dhe një ekran me vrimë rrethore për një kamerë frontale në cepin e sipërm të djathtë.

Samsung Galaxy S10 + është një version 6.4 inç me kamerë të dyfishtë përpara.

Pajisja gjithashtu ka një bateri më të madhe dhe mbështetje për më shumë RAM dhe magazinim sesa modeli tjetër më i vogël.

Në anën e pasme të telefonit, të dy telefonat kanë tre kamera: 12MP kamerë standarde, 16MP me kënd ultra të gjerë, 13MP lente telefoto me zmadhim optik 2X.

Në aspektin e specifikave, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + kanë procesorët Qualcomm Snapdragon 855 ose Samsung Exynos 9820, në varësi të rajonit, dhe sjellin një ekran 3040 x 1440 pikselë, përcjell Telegrafi.

6,1 inç Galaxy S10 përmban një bateri prej 3,500 mAh, 6GB RAM dhe një zgjedhje prej 128GB ose 256GB hapësirë ruajtëse, ndërsa Galaxy S10 + posedon ekran 6,4 inç, 4,000 mAh bateri, 6GB ose 8GB RAM dhe opsione të hapësirës prej 128GB, 256GB apo 512GB.

Të dy telefonat duhet të jenë në dispozicion në javët e ardhshme. Galaxy S10 do të ketë çmim prej $ 899.99, ndërsa Galaxy S10 + do të fillojë nga 999.99 $.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart