Momenti kur Audi Q7 nxjerr një kamion të bllokuar nga bora


04/02/2019

Siç shkruajnë mediat e huaja, vështirësi të veçanta përjetuan sidomos shoferët e kamionëve në ngjitje malore.

Dhe një gjë e dëshmon një rast në rrugën Sarajevë-Foça e mbuluar nga bora, kur një kamion mbetet i bllokuar.

Por arsyeja pse është publikuar një video nuk është bllokimi i kamionit në borë, por një shofer, përkatësisht një automjet tjetër.

Bëhet fjalë për shoferin e një veture Audi Q7 me targa të Podgoricës i cili i erdhi në ndihmë shoferit të kamionit.

Duke u treguar “mjeshtër i vozitjes” ai e nxori kamionin nga bora.  

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart