Kujdes! WhatsApp njofton ndalimin e këtyre mesazheve, ja çfarë ndodh nëse dërgoni një të tillë


23/01/2019

Aplikacioni do t’i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj në nisjen e një mesazhi deri në 5 herë maksimumi, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Nëse më parë do të mund t’i bënit share një mesazhi tek rreth 20 persona, ky numër do të kufizohet deri në 5.

Një zëdhënëse e WhatsApp deklaroi për BBC:

Kufizimi i përcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën”.
Kjo synon të parandalojë shpërndarjen e “Fake News” dhe mesazheve që përmbajnë viruse. Facebook ka fshirë rreth 500 llogari në Europën Qendrore që besohet se kanë shpërndarë të tilla mesazhe.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart