HTC zbuloi dy modele të reja – HTC U Ultra dhe HTC U Play (FOTO)


12/01/2017

Modeli 10 i vitit të kaluar përfshinte një shumëllojshmëri të truqeve, ndërsa kompania ndërkohë ka ndryshuar qasjen e saj, dhe këtë vit prezantohen modele të ndryshme.

Të dy modelet kanë shtëpiza ultra të hollë, por rezistente dhe me sipërfaqe “të lëngshme”, e cila është  rezultat i dy viteve të zhvillimit dhe përfshijnë HTC Sense Companion – softuer inteligjent që mëson në bazë të përdorimit të përditshëm të telefonit.

HTC U Ultra vjen me një ekran Quad HD Super LCD 5, me ekran 5.7 inç, me Gorilla Glass (modeli 64GB) ose Sapphire Glass (128GB), 64 ose 128GB memorie për ruajtjen e të dhënave, të zgjerueshme në 2TB dhe 4GB RAM .

load

Operon me një procesor Qualcomm Snapdragon 821 me katër bërthama, ndërsa sistemi operativ është Android 7.0.

Pajisja e ka kamerën kryesore prej 12 mekagipkselë, kamerën me 16 megapikselë në anën e përparme dhe sensorin për gjurmë gishtash. Selfie Panorama ju lejon të bëni selfie me kënd të gjerë pa përdorimin e “shkopit selfie”.

HTC U Ultra ka një ekran të dytë në krye të telefonit që tregon njoftime pa ndërprerë për operacionet aktuale dhe komunikon me inteligjencën artificiale të ndërtuar për të marrë informacionin që përdoruesi me të vërtetë interesohet për të.

Në pasije janë vënë katër mikrofona, aktualisht më të mirë në treg, të cilët përdoruesin (me konsum minimal të baterisë) e dëgjojnë vazhdimisht dhe presin aktivizimin me zë. Në këtë mënyrë është e mundur që të aktivizohet telefoni që është në anën tjetër të dhomës, pavarësisht nëse është i bllokuar apo jo. Mikrofonët inçizojnë zë 3D gjatë regjistrimit të materialeve video.

Ndëgjueset inteligjente që vijnë në paketën e shitjes, përshtaten me veshin e përdoruesit, duke siguruar një kënaqësi të personalizuar me heqjen e zhurmës nga mjedisi.

HTC U Play ka ekran 5.2 inç Full HD (1080p) Super LCD me Gorilla Glass, një procesor tetë bërthama MediaTek Helio P10, 3GB RAM dhe një lidhës USB Type-C.

load

Përdoruesit do të jenë në gjendje që ruajnë 32GB të të dhënave, ndërsa me zgjermim memorik deri në 2TB.

Në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit janë kamera 16 megapiksel, ndërsa pajisja përfshin një sensor për gjurmë gishtash.

Bateria është pak më e dobët, por këtë herë kapaciteti i saj është 2500mAh./GazetaExpress/.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart