BMW konfirmon modelet e reja për 2019


02/08/2018

Vetëm këtë vit, BMW prezantoi modelet M2, X4, M5 Competiton, X5, Seria 8 Coupe dhe priten edhe Z4, X7 dhe M8 Coupe, dhe i riu që pritet të jetë iEXTE elektrik.

Për vitin e ardhshëm, drejtori Heral Kriger konfirmoi ardhjen e Series 8 Convertible dhe Serisë 8 Gran Coupe.

Këto dy modele do të zëvendësojnë të njëjtat variante të Serisë 6, dhe në fund të 2019, grupi do të përfundojë versionin M.

Edhe pse Kriger nuk e ka përmendur atë, vitin e ardhshëm pritet një Serie 1 krejtësisht e re dhe brezi i ri i serisë 3.

Gjithashtu, në 2019, BMW do të njoftojë X6 të ri, serinë e 7 të ridizajnuar dhe ndoshta për herë të parë do t’i pajisë me paketën X3 dhe X4 M.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart