Audi paralajmëron SUV të parë Q7 hibrid [FOTO]


24/11/2015

Audi Q7 E-tron Quattro shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6 sekonda dhe shpenzon karburant 1.7-litër në 100 km.

Ky SUV i ri hibrid do të vijë me katër opsione të ndryshme të vozitjes, transmeton Koha.net. Opsioni i parë është EV, i cili karakterizon vozitjen elektronike, opsioni i dytë është opsioni Hybrid, i cili punon me fuqinë e motorit me karburant.

Opsioni i tretë është opsioni i karikimit të baterisë (Battery Charge Mode), i cili karikon baterinë gjatë vozitjes, si dhe opsioni i katërt është opsioni i ruajtjes së baterisë (Hold Mode), i cili ruan energjinë elektrike të disponueshme.

Audi i ri EV SUV shpejtësinë maksimale e arrin deri në 225 km/h dhe është i pajisur me një bateri prej 17.3 kWh. Jetëgjatësia e kësaj baterie është rreth 34.8 orë dhe mund të karikohet plotësisht në një prizë industriale për vetëm dy orë e gjysmë.

Audi Q7 E-tron Quattro vjen me teknologji të avancuar, duke përfshirë sistemin për ndihmë të shoferit si dhe teknologjinë për kursimin e karburantit, duke përfshirë prodhimin e energjisë gjatë frenimit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart