A e dini pse fotot e Snapchatit duken shumë më të mira me iPhone se me Android


29/01/2019

Fotografitë në Snapchat të bëra nga smartfonët me Android, janë shumë më të këqija se ato që bëhen nga iPhonet, transmeton koha.net.

Kjo sepse është shumë më lehtë zhvillimi i një aplikacioni për iPhone, sepse zhvilluesit duhet të mendojnë vetëm për disa pajisje të Apple.

Ndërsa për Android, janë me qindra telefona të ndryshëm, e me madhësi të ndryshme të ekraneve e që përdorin versione të ndryshme të softuerit të Androidit.

Për këtë Snapchat është duke përdorur një metodë të re për aplikacionin e vet në Android. Ata, në vend se të bëjnë fotografi me kamerën reale të pajisjes, aplikacioni i tyre thjesht merr pamje nga ekrani i pajisjes, ‘screenshot’.

Kjo metodë e ‘kapjes së fotografisë’ përdoret në shumicën e smartfonëve me Android. Janë vetëm disa pajisje me Android, siç është Google Pixel 2, që realisht përdorin kamerën në Snapchat.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart