Australia në luftë me zjarret - Gazeta Express
string(29) "australia-ne-lufte-me-zjarret"

Australia në luftë me zjarret

Gazeta Express

07/12/2019 22:37

Zjarri i madh që ka rënë në Sidnei nuk mund të shuhet, raportuan shërbimet zjarrëfikëse në Australi, të cilët luftojnë me zjarret në mbarë botën.

Zjarri që ka përfshirë rreth 300,000 hektarë tokë, është vetëm një orë larg qytetit më të banuar në Australi. Tymi i zjarreve ka shkaktuar problem shëndetësore tek banorët e Sidneit.

Lexo Edhe:

Banorët të cilët nuk mund të mbrojnë pronat e tyre nga zjarri, janë urdhëruar të braktisin menjëherë banesat e tyre.

Si pasojë e rënies së zjarreve që prej tetorit, në Australi kanë humbur jetën më shumë se gjashtë persona dhe janë shkatërruar mbi 700 shtëpi.

Zjarret kanë përfshirë shtetet Kuinsklend, Viktoria, Australia Jugore, Australia Perëndimore dhe Tasmania.

Momentalisht, kanë rënë më shumë se 95 zjarre, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 2,2 mijë zjarrëfikës.