Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mesditën e sotme në Vlorë.
Zënka për motive pronësie ndodhi mes dy personave, njëri prej të cilëve nxori thikën.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën transballkanike, ku dy personat që mësohet se janë mbi 60 vjeç po konsumonin kafe.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, teksa nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar.