Auguste Renoir / Piktori impresionist i jetës së përditshme - Gazeta Express
string(57) "auguste-renoir-piktori-impresionist-i-jetes-se-perditshme"

Arte

Gazeta Express

18/05/2023 15:36

Auguste Renoir / Piktori impresionist i jetës së përditshme

Arte

Gazeta Express

18/05/2023 15:36

Fillesat e krijimtarisë së tij i pati si praktikant në një atelie porcelani. Më pas, hyri në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris në 1862, ku takoi emra të mëdhenj si Monet, Bazille dhe Sisley, me të cilët u bë edhe miq.

Renoir pas Manet ka qenë një nga piktorët kryesorë dhe shpërthyes në rrymën e impresionizmit në artin pamor. Zhvillimi i tij në impresionizëm zhvillohet te ai më shumë me anë të portreteve. Artisti i jep hov bukurisë dhe sensualitetit sidomos femëror. Renoir është përfaqësuesi i fundit i një tradite e cila shkon direkt nga piktorë të tjerë si Rubens e Watteau. Po ashtu, gjatë gjithë karrierës së tij u frymëzua nga veprat e Raphael, Fragonard, Courbet dhe Manet.

Lexo Edhe:

Pierre-Auguste Renoir, i njohur si Auguste Renoir, lindi në 1841 në Limoges në një familje artizanësh. Një piktor, skulptor dhe skalitës i famshëm i artit figurativ francez, i cili favorizon portretet dhe lakuriqësinë, ndikuar veçanërisht nga pikturat e Eugène Delacroix.

Njihet si një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të lëvizjes impresioniste. Fillesat e krijimtarisë së tij i pati si praktikant në një atelie porcelani. Më pas, hyri në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris në 1862, ku takoi emra të mëdhenj si Monet, Bazille dhe Sisley, me të cilët u bë edhe miq. Në fund të viteve 1860, ai pikturoi rregullisht në ambient të hapur, në pyllin e Fontainebleau. Një zakon i tillë spikat veçanërisht në stilin dhe subjektet e tij.

Në veprat e tij të para dallohet paksa ndikimi i Courbet, por më pas ai orientohet kryekëput drejt lirisë së plotë që i ofronte Impresionizmi, i ndjeshëm ndaj ngjyrave të veshjeve dhe peizazhit. Shpeshherë pikturoi në shoqërinë e Monet, buzë shushurimës së ujërave.

Në vitin 1877, pasi kishte ekspozuar për disa vite në sallonin e impresionistëve, bëri pikturën e tij të famshme “Le Bal du Moulin de la Galette”. Më pas me suksesin e padiskutueshëm të “Les Parapluies” (Çadrat) (1883), që janë vepra kapitale të Impresionizmit.

Vijoi me “Le loge” (1874), “La liseuse” (Lexuesja) (1874), ku modeli është pa dyshim një nga vajzat e reja që frekuentonte kafenenë Guerbuois, “La balançoire” (1876), “La danse à Bougival” etj. Në pikturat e tij Renoir shpreh gëzimin e mbledhjeve të së dielës, lojëra në ambiente të jashtme, të qeshura, tringëllimën e gotave me një bukuri dhe magjepsje të pa të dytë.

Interesi i publikut për veprat ishte i jashtëzakonshëm. Pas vitit 1897 deri në fund të jetës së tij, Renoir jetoi në një mënyrë impulsive, të drejtpërdrejtë, i shpenguar, kohë kur do t’i bashkëngjiten piktura të panumërta femrash të bëshme dhe zhveshura. Pikturat e Renoir karakterizohen nga përdorimi i drurit dhe artisti e përdor atë me mjeshtëri, duke portretizuar subjektet e tij me gjallëri dhe spontanitet. Piktura “Bal au Moulin de la Galette” është shembulli i shkëlqyer i teknikës së Renoir-it, si dhe një pikturë e njohur e rrymës impresioniste.

Në gjithë historinë e artit, të rrallë janë piktorët si Renoir, që kanë mundur të kapin butësinë, buzëqeshjen, pafajësinë e fëmijëve. Pa qenë kurrë i detyruar të paraqesë pozicione të sforcuara apo të trishtuara që prekin portretet “zyrtare”, portrete fëmijësh që nuk ndjehen rehat në veshje ceremoniale. Renoir i le fëmijët të luajnë, të flasin, të lëvizin. Tek “Petite fille à l’arrosoir” (1876) artisti gjen një marrëveshje mbresëlënëse midis shkëlqimit të kopshtit të lulëzuar dhe vajzës flokëverdhë që mban me krenari një ujitëse të vogël të gjelbër.

“Le déjeuner des canotiers”, ku dispozita e personazheve duket shpërfillëse dhe e çrregullt, ata janë të shpenguar dhe askush nuk shikon nga spektatori, autori jep një situatë reale dhe të vërtetë. Me një gamë të gjerë pikturash, gjithsecila përmban veçantinë e vet, Reoir mbetet i pakrahasueshëm në stilin e tij. “La femme en noir”, “Les deux soeurs”, “Portrait de nini”, “Jeune fille au lilas”, etj.

Reagimi i tij i fortë kundër Impresionizmit vazhdoi deri në vitet 1890. Gjatë këtyre viteve, ai bëri disa udhëtime në Francën jugore: Aix-en-Provence, Marseille dhe Martigues. Natyra e këtij rajoni të ndriçuar me diell e inkurajoi të shkëputej nga rryma e impresionizmit, i cili u shoqërua me peizazhet e luginës së Seines.

Franca Jugore i ofroi skena që shpërthyen me ngjyra dhe sensualitet. Në të njëjtën kohë, spontaniteti në dukje i gëzuar i natyrës i dha atij dëshirën për t’u larguar nga aderimi i tij i ri në diktatet e klasicizmit. Ndërsa në Francën jugore, ai mori vetëm freskinë e instiktive të artit, ku pikturoi gratë në banjën e tyre me të njëjtën lulëzim të shëndetshëm që do t’i jepte buqeta me lule. Renoir qe një mjeshtër i penelit midis impresionizmit dhe imagjinatës. Renoir fitoi një reputacion të fortë dhe u ekspozua në të gjitha kryeqytetet evropiane. Vdiq në 3 dhjetor në vitin 1919, i njohur dhe i përmbushur. Ai është babai i pesë fëmijëve, përfshirë Jean Renoir, regjisor dhe skenarist i njohur francez./Hejza