Audi shuan 9500 vende pune


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 15:06

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, njoftoi të martën se do t’i shuajë 9500 vende pune deri në vitin 2025 në përpjekje për t’iu përshtatur epokës elektrike dhe për t’i kursyer miliarda euro.

“Kursimet prej rreth 6 miliardë eurove do të sigurojnë margjinë të fitimit operues prej 9 deri 11 për qind dhe do të investohen në projektet e së ardhmes, siç janë veturat elektrike dhe dixhitalizimi”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kjo kompani njoftoi se këto kursime pritet të arrihen në vitin 2029.

Ndryshe, prodhuesi “Audi” është pjesë e grupit “Volkswagen Group”, grupit më të madh në botë për prodhimin e veturave, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart