Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedesit në “Nurburgring”


Gazeta Express
23 Nëntor 2019 14:40

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka zgjeruar gamën e modeleve sportive në kategorinë SUV , duke e publikuar modelin RS Q8, i cili doli në dritë pas “vëllezërve” më të ngadalshëm, Q8 dhe SQ8.

Kjo veturë e ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë në pistën “Nurburgring” për kategorinë e veturave SUV, të cilin më parë e mbante vetura Mercedes-Benz AMG GLC 63 S. Modeli RS Q8 këtë pistë e kaloi për 7 minuta e 42 sekonda, shtatë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.

Audi RS Q8 ka motor me vëllim prej 4.0 litrash, me tetë cilindra, i cili prodhon 600 PS, njësoj si modelet RS6 dhe RS7. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Me porosi, blerësit mund ta marrin pakon “Dynamic” dhe kështu vetura do ta arrijë shpejtësinë prej 305 kilometrash në orë.

Ky model do të shitet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe timonin e tij mund ta keni në duart tuaja për 127 mijë euro, shkruan “MotorTrend”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart