Audi prezanton superbishën me 520 kuaj fuqi


load
Gazeta Express
31 Tetor 2019 1:37

Në fillim të muajit gusht, prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave Audi ka publikuar një fotografi në të cilën i ka shfaqur 6 modele RS që pritet të prezantohen në fund të këtij viti.

Deri më tani, i kemi parë pesë prej tyre – RS Q3, RS Q3 Sportback, RS4 Avant i rifreskuar dhe RS7 Sportback ndërsa i gjashti ende është në pritje. Ky i fundit besohet se do të jetë RS Q8, i dedikuar për ata që duan diçka më shumë sesa modeli SQ8.

Ata që duan modelet më të fuqishme të Audit me motorët TDI, mund të kontaktojnë inxhinierët e kompanisë së njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, transmeton Koha.net. Ata janë marrë me modelin SQ8 vetëm disa muaj nga lansimi i tij, kështu që tani motori i tij 4.0-litër Twin-Turbo V8 nuk është me kapacitet prej 435 kuajfuqi por 520.

Audi SQ8 është njëri nga modelet më të rënda, i cili peshon në total 2,440 kilogramë së bashku me shoferin me peshë rreth 75 kg dhe rezervarin e mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit.

ABT, po ashtu, për këtë SQ8 ka përgatitur paketën për aerodinamikën dhe ka zgjedhur set të ri të rrotave prej 23-inç.

Gjithashtu, pas tretmanit të ABT-së, ky SQ8 tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Te fundit


Kthehu lart