Aubameyang: Ronaldo ishte pak i trashë por ende më i miri, mësova shumë nga ai dhe nga yjet e Milanit - Gazeta Express
string(99) "aubameyang-ronaldo-ishte-pak-i-trashe-por-ende-me-i-miri-mesova-shume-nga-ai-dhe-nga-yjet-e-milanit"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 8:55

Aubameyang: Ronaldo ishte pak i trashë por ende më i miri, mësova shumë nga ai dhe nga yjet e Milanit

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 8:55

Pierre-Emerick Aubameyang i ka marrë hapat e parë të karrierës duke mësuar nga legjenda braziliane, Ronaldo.

Sulmuesi gabonez ishte pjesë e Milanit në sezonin 2007/08 kur “Rossoneri” kishin plot yje në ekip dhe ai s’kishte mundësi të depërtonte në atë sulm të “frikshëm”.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, sulmuesi i ri i Chelseat e vlerëson atë periudhë pasi thotë se e pati mundësinë të mësonte nga legjendat e futbollit.

Mbi të gjitha, e përmend brazilianin Ronaldo, shkruan “Gazeta Express”.

“Në atë kohë, ekipi ishte mjaft i fuqishëm. Ronaldo, Maldini, Nesta. Unë isha shumë i ri. Kjo është arsyeja se preferova të shkoja në huazim (Dijon, Lille e Monaco) për disa vite”, deklaroi fillimisht Aubameyang, i cili realizoi së fundmi në fitoren 2:1 ndaj Crystal Palacet.

“Unë nuk po kërkoja ta zija vendin e Ronaldos. Unë vetëm po mundohesha të mësoja duke e shkuar atë dhe të merrja sa më shumë nga ai. Unë isha vetëm një djalosh i ri përkrah gjithë atyre yjeve. Mundohesha të merrja sa më shumë, që t’i përdorja më pas ato gjëra në karrierën time”, nënvizoi ai.

“Ta them të drejtën, Ronaldo ishte paksa i trashë në atë kohë. Por, ende ishte më i miri. Gjithmonë me kujtohet kur Carlo Ancelotti e kishte një bisedë me të rreth peshës dhe Ronaldo i tha: ‘Çka dëshiron të bëj, të vrapo apo të shënoj gola?’ Ancelotti iu përgjigj: ‘Shëno gola’. Dhe, herën tjetër, Ronaldo shënoi dy herë”, tregon ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, i cili gjatë kësaj vere iu bashkua Chelseat. /Gazeta Express/