Atmosferë kuqezi në Stamboll, gjithçka gati edhe në dhomat e zhveshjes


load
Gazeta Express
11 Tetor 2019 18:56

Kanë mbetur më pak se dy orë nga starti i ndeshjes eliminatore të Euro 2020-ës mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në Stamboll janë të shumta edhe ngjyrat e fanellave kuqezi, pasi pritet që në stadium të jenë më tepër se 2500 tifozë shqiptarë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar foto nga Irish Pub “Gold Haouse” në Stamboll, që është edhe vendgrumbullimi i tifozëve shqiptarë, para nisjes për në stadiumin ku do luhet ndeshja, ndërsa edhe në dhomat e zhveshjes duket se gjithçka është gati për të mirëpritur futbollistët kuqezi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart