Gjatë ditës së sotme, Real Madridi, si asnjëherë më parë, lëshoi një komunikatë zyrtare, ku njoftoi se ka dërguar një ofertë të majme për yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarezin.
Në komunikatën e Realit shkruhet se klubi ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh për lojtarin e Atleticos, ofertë e cila u refuzua nga klubi tjetër madrilen.
“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julián Álvarez. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Atletico Madrid ka shprehur mirënjohjen e tij për propozimin, i bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, shkroi Reali në njoftimin zyrtar.
Mirëpo, më pas, kjo komunikatë e Realit e ‘zgjoi’ nga gjumi Atleticon, i cili u tall me ofertën e Realit në rrjetet sociale.
Fillimisht, faqja zyrtare e Atleticos në “X” reagoi duke e ripostuar postimin e Realit ku kishte njoftuar për ofertën e Alvarezit. Faqja zyrtare e Atletit kishte vendosur disa emoji duke qeshur në postimin e tij.
😂😂😂😂😂 https://t.co/AI6mbMujPj
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 9, 2026
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme si duket për klubin kuqebardh nga Madridi, pasi lëshoi një komunikatë tjetër tallëse ndaj Realit.
“DEKLARATË ZYRTARE ME sqarimet tona lidhur me deklaratën zyrtare të fqinjëve tanë, Real Madridit:
Ata e hoqën pjesën e videos së Papës ku ai thoshte se ishte gjithashtu tifoz i Atletico Madrid;
Mesa duket e keni ngatërruar edukatën me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: ne nuk ju falënderojmë për asgjë;
Ne as nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po konsiderojmë ndonjë ofertë për Julián Álvarez;
Si mund të mos shkojmë mirë me ju, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa FC Barcelona?”, shkroi Atletico në “X”.
Comunicado oficial con nuestras aclaraciones sobre el comunicado oficial de nuestros vecinos @realmadrid:
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 9, 2026
1. Se os cortó el vídeo del Papa donde decía que también era del Atleti.
2. Habréis confundido la educación con agradecimiento, pero para que no haya dudas: no os agradecemos…
Atletico njëjtë u tall edhe me Barcelonën, e cila kishte ofruar një shumë prej afër 100 milionë eurosh për Alvarezin, para disa ditësh./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke qenë zgjedhja e parë për shumë udhëtarë...