Atletico nuk gabon, 180 minuta larg titullit në Spanjë - Gazeta Express
string(53) "atletico-nuk-gabon-180-minuta-larg-titullit-ne-spanje"

Atletico nuk gabon, 180 minuta larg titullit në Spanjë

Sport

Gazeta Express

12/05/2021 23:54

Atletico Madrid nuk ka gabuar në xhiron e 36-të të La Ligës.

Të besuarit e Diego Simeones kanë marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titull në Spanjë, duke u shkëputur në pesë pikë nga Reali që luan të enjten me Granadën.

Lexo Edhe:

Yannick Carrasco dhe Angel Correa shënuan për fitoren e Atleticos, derisa Sociedad e shënoi vonë golin e nderit, në minutën e 83-të realizoi Igor Zubeldia për 2-1.

Kështu, Atletico tani është edhe më afër titullit në Spanjë.

Ndeshjet e mbetura në La Liga janë në shtëpi kundër Osasunës dhe në udhëtim kundër Real Valladolid – gjithçka është në duar të Atletico Madridit. /Gazeta Express/