Trajneri Diego Simeone mund të jetë i hendikepuar për ndeshjen e fundjavës pasi disa lojtarë i janë lënduar në anagzhimet e tyre me Kombëtaret përkatëse
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone do të përballet me disa vështirësi para lojës me Barcelonën pasi që disa nga lojtarët e tij pësuan lëndime në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Portieri slloven Jan Oblak mungoi në ndeshjen kundër Kosovës në Ligën e Kombeve pas lëndimit që e pësoi në krah gjatë stërvitjes, raporton Gazeta Express.
27-vjeçari mund të rikthehet për ndeshjen në mesjavë në udhëtim kundër Greqisë, por Atletico ka kërkuar që të lejohet portieri i tyre të rikthehet në Madrid për shërim.
Qendërmbrojtësi Stefan Savic dhe mesfushori Hector Herrera gjithashtu pritet të rikthehen në kryeqytetin spanjoll pas lëndimeve që i pësuan me Malin e Zi dhe Meksikën respektivisht.
Që të dy lojtarët kanë raportuar probleme me lëndim në muskuj, por ende nuk është e sigurt se a do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme me ekipin e Simeones.
Atletico do të tentojë ta ruajë këtë fillim sezoni pa humbje edhe në ndeshjen kundër Barcelonës këtë të shtunë.
Pas shtatë ndeshjesh të zhvilluara, skuadra nga Madridi gjendet në pozitën e tretë me pese fitore dhe dy barazime. /Gazeta Express/