Manchester United e sheh mesfushorin e Atletico Madridit si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili mund t’i bashkohet Real Madridit
Manchester United e ka veçuar Saul Niguezin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori francez pritet të largohet nga “Old Traffordi” verën e ardhshme për t’iu bashkuar Real Madridit dhe “Djajtë e Kuq” po e gjurmojnë pasardhësin e tij në “Teatrin e Ëndrrave”.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Atletico Madridi e ka vendosur çmimin për mesfushorin kreativ.
Sipas këtij mediumi, “Los Colchoneros” i duan afro 140 milionë euro për Saulin.
Trajneri Diego Simeone e vlerëson lart mesfushorin dhe Atletico do të hiqte dorë nga lojtari vetëm për një shumë të parefuzueshme.
United ndërkohë e pëlqen edhe mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek. /Gazeta Express/