Atletico humbet në Eibar, larg titullit në Spanjë - Gazeta Express
string(48) "atletico-humbet-ne-eibar-larg-titullit-ne-spanje"

Atletico humbet në Eibar, larg titullit në Spanjë

Gazeta Express

18/01/2020 22:55

Një gol i Esteban Burgos në minutën e 10-të dhe një tjetër i Edu Exposito në minutat shtesë të takimit ka bërë që Atletico të bëj hapin e radhës në La Liga dhe të jetë edhe më larg Barcelonës dhe Realit në rrugën e tyre për titullin e më të mirit në këtë ligë

Atletico Madrid do të kthehet pa asnjë pikë në Madrid pasi që sonte kanë dështuar të fitojnë apo barazojnë në Ipurua Municipal Stadium te Eibarit.

Lexo Edhe:

Vendasit kanë fituar me rezultat2-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 10 të takimit.

Ishte Esteban Burgos që ka shënuar për Eibarin, duke i dhënë kësaj skuadre epërsinë e parë.  

Atletico tentoi për të barazuar dhe fituar këtë takim por pa sukses.

Edhe pse skuadra e Diego Simeones e pati posedimin, prapë nuk ishin në gjendje që të dalin nga ky takim me një pikë apo tri pikë të tjera.

E kur nuk shënon pëson. Kështu në minutat shtesë Edu Exposito do të shënonte golin e dytë për Eibar që do ti jepte fitoren kësaj skuadre.

Pas kësaj humbje, Atletico renditet e treta me 35 pikë, aq sa ka edhe Sevilla.

Ndërkohë Eibar largohet nga zona e rënies nga liga pasi që mban vendin e 16 më 22 pikë, shtatë më shumë se Celta Vigo në vendin e 17.  /GazetaExpress/