Atletico e tenton shkëputjen sonte - Gazeta Express
string(34) "atletico-e-tenton-shkeputjen-sonte"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 15:30

Atletico e tenton shkëputjen sonte

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 15:30

“Los Colchoneros” me një fitore ndaj Real Sociedadit mund ta bëjnë një hap të madh drejt titullit të kampionit në La Liga

Atletico Madridi do ta zhvillojë sonte njërën nga tri finalet e fundit të sezonit në La Liga.

Lexo Edhe:

“Los Colchoneros” do ta presin Real Sociedadin në shtëpi dhe me një fitore eventuale do ta bënin një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Ekipi i Diego Simeones prin në tabelë me 77 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila dështoi mbrëmë ndaj Levantes, shkruan Gazeta Express.

Atletico i ka ndërkohë dy pikë më shumë se Real Madridi, i cili luan nesër mbrëma.

Por, Luis Suarez me shokë nuk do të kenë punë të lehtë sonte pasi e presin një ekip të papërshtatshëm si Sociedadi.

Sidoqoftë, Atletico është e vendosur për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë, të cilën e mbajti gjatë këtë sezon.

Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Sociedadit të Adnan Januzajt do të fillojë në orën 22:00. /Gazeta Express/