Atletico e nis me fitore sezonin në La Liga


Gazeta Express
18 Gusht 2019 23:54

Atletico Madrid ka fituar sonte në Wanda Metropolitano duke e mposhtur me rezultat të ngushtë Getafen 1-0

Ka përfunduar ndeshja e fundit në La Liga, e xhiros së parë në mes të Atletico Madrid-Getafe.

Atletico ka shënuar fitore të ngushtë por që ia jep tri pikë të mëdha Diego Simeones në rrugëtimin e tij për titull në la Liga sivjet, një titull që ai e synon sidomos pas përforcimeve që ka bërë në skuadër.

Pjesa e parë nisi më një presion më të madh të Atleticos në Getafen por që nuk rezultoi me gol deri në minutën e 23-të, ku anglezi Trippier asistoi për Moratan i cili shënoi golin e parë të takimit.

Gjatë pjesës së parë nuk pati gola të tjerë por pati dy kartona të kuq që ju dhanë lojtarëve te të dyja skuadrave.

Në minutën e 38-të Molina i Getafes ndëshkohet me karton direkt të kuq, kurse katër minuta më vonë Lodi merr kartonin e dytë të verdhë për t’u ndëshkuar me të kuq mandej dhe përjashtuar nga loja.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Atletico Madridin, madje pati edhe një penallti të akorduar për ta por që e huqi Morata në minutën e 56-të.

Ishte kjo një penallti e fituar nga Joao Felix, i cili kaloi diku tre lojtarë nga gjysma e fushës, e ku mandej u shkaktua penallti në të që Morata nuk e konkretizoi.

Pas xhiros së parë në La Liga dy vendet e para janë uzurpuar nga Real Madridi dhe Sevilla. Atletico me këtë fitore gjendet në pozitën e pestë me tre pikë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart