Atletico e mund Liverpoolin, por gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese - Gazeta Express
string(76) "atletico-e-mund-liverpoolin-por-gjithcka-mbetet-e-hapur-per-ndeshjen-kthyese"

Gazeta Express

18/02/2020 22:58

Atletico e mund Liverpoolin, por gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese

Gazeta Express

18/02/2020 22:58

Atletico Madridi e ka mundur 1:0 Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por çdo mundësi për kualifikim në çerekfinale mbetet e hapur për të dy skuadrat në ndeshjen e kthimit.

Saul Nunez e realizoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit për skuadrën e Diego Simeones të martën në Wanda Metropolitano, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fitorja minimale e gjigantit spanjoll nënkupton se gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Anfield.

Skuadra e Jurgen Kloppit, kampione në fuqi e garës më prestigjioze evropiane për klube, nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës së Ian Oblak gjatë gjithë ndeshjes.

Të kuqtë e dominuan Atleticon duke e mbajtur topin në pronësi shumicën e kohës, por u mungoi kreativiteti dhe krijimi i rasteve për shënim.

Vendasit, ndërkohë, patën mundësi më të shpeshta dhe kanë mundur të fitonin me rezultat më të thellë sikur të konkretizonin rastet, përkundër se u mbrojtën vazhdimisht.

Saul shënoi nga afërsia golin e vetëm në këtë takim, vetëm katër minuta brenda ndeshjes, duke e futur topin në rrjetë pas një harkimi nga këndi, nga i cili u krijua një tollovi në mbrojtjen e të kuqve.

Atletico udhëton drejt Anglisë më 11 mars për ndeshjen e kthimit me synim për ta ruajtur rezultatin dhe si pasojë kalimin në çerekfinale.

Liverpooli, në anën tjetër, do të kërkojë ta shfrytëzojë terrenin vendas dhe atmosferën e paparë në Anfield për ta përmbysur Atleticon në përpjekje për të kaluar në çerekfinale në rrugë për ta mbrojtur kurorën evropiane. /Gazeta Express/