Atifete Jahjaga i çon lule zyrtarës së Vetëvendosjes për detyrën e re - Gazeta Express
string(69) "atifete-jahjaga-i-con-lule-zyrtares-se-vetevendosjes-per-detyren-e-re"

Atifete Jahjaga i çon lule zyrtarës së Vetëvendosjes për detyrën e re

Gazeta Express

21/02/2020 16:46

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një buqetë me lule nënkryetarës së Kuvendit, Arbërie Nagavci, bën të ditur ajo.

Nagavci përmes një postimi ka treguar se me këtë buqetë, Jahjaga ia ka uruar Nagavcit marrjen e pozitës së nënkryetarës së Kuvendit.

Lexo Edhe:

Nagavci ka siguruar që angazhimi i saj për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë.

“Sot e mora këtë buqetë me lule nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga si urim për mua për përgjegjësinë e re në institucionet e Republikës. Barazia shoqërore pa barazinë gjinore nuk do të mund të ishte barazi. Duke e falenderuar presidenten për buqetën, unë dua të sigurojë që angazhimi ynë për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë“, ka shkruar Nagavci,. /Express/