Atentati në Vlorë, gjendet një mjet i djegur dhe një Kallashnikov - Gazeta Express
string(43) "atentati-ne-vlore-gjendet-nje-mjet-i-djegur"

Atentati në Vlorë, gjendet një mjet i djegur dhe një Kallashnikov

Gazeta Express

18/01/2020 21:05

Rreth dy orë pas atentatit në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, aty ku mbetën të plagosur dy persona, një makinë e djegur është gjetur në aksin e vjetër që lidh qytetin bregdetar me Fierin.

Makina dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm, ku mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç dhe Ronald Çepaj 27 vjeç.

Lexo Edhe:

Ndërsa në bagazh është gjetur edhe një armë tip Kallashnikov.

Autorët nga vendi i ngjarjes u larguan me një makinë tip ‘Benz’.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Çepaj është person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt I atentatit.