Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Autorët zhduken pa gjurmë! Shteti një agjenci funerale - Gazeta Express
string(83) "atentati-ne-vlore-artan-hoxha-autoret-zhduken-pa-gjurme-shteti-nje-agjenci-funerale"

Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Autorët zhduken pa gjurmë! Shteti një agjenci funerale

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 11:58

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për atentatin me dy viktima në aksin Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç.

Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur se tashmë është bërë e udhës, autorët zhduken pa lënë gjurmë.

Lexo Edhe:

“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime), duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit… Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare… Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.

Sipas gazetarit Artan Hoxha në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status,. Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha në Facebook.