Atentati në Peqin, lidhja e viktimës me ngjarjen e një viti më parë ku u vranë 3 persona - Gazeta Express
string(87) "atentati-ne-peqin-lidhja-e-viktimes-me-ngjarjen-e-nje-viti-me-pare-ku-u-vrane-3-persona"

Atentati në Peqin, lidhja e viktimës me ngjarjen e një viti më parë ku u vranë 3 persona

Gazeta Express

13/12/2019 20:43

Duhen edhe pak ditë që të mbushet një vit nga atentati me armë në Bradashesh të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona, që një tjetër ngjarje e rëndë të regjistrohet sërish.

Mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit, mbeti i vrarë 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe u plagos rëndë me plumb në kokë një 21 vjeçar Ardit Uruçi.

Lexo Edhe:

Atentati me armë që ka ndodhur nga një makinë në lëvizje dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur një vit më parë, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, 34 vjeç, (shënjestër e atentatit të atëhershëm), Arben Dylgjeri 56 vjeç nga Elbasani, si dhe Erdal Duranay (shtetas turk) 51 vjeç.

Të rinjtë që ishin shënjestër e atentatit gjatë ditës së sotme janë kushërinj me viktimat e atentatit të 29 dhjetorit të vitit të shkuar, raporton Panorama.

Ende nuk dihet nëse vrasja e sotme ka lidhje me krimin e atëhershëm, por paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

Në të njëjtin aks është vrarë edhe djali i hallës së 23 vjeçarit të vrarë sot.

Pistat e policisë për ngjarjen e sotme janë të shumta. Një prej tyre është ajo që lidhet me punën e Hysni Zylyfit, babai i të riut që mbeti i vrarë.

Gjithashtu po hetohet edhe për konflikte të mundshme të të rinjve, megjithëse të dy ata nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Dyshohet se të rinjtë janë nxjerrë në atentat.

Atentatorët kanë udhëtuar nga Peqini për në Elbasan. Aktualisht, 13 persona janë shoqëruar në policinë lokale si dëshmitarë okularë.