Atentati në Peqin, i plagosuri është dhëndri i Tan Kateshit, një prej kapobandave të '97 - Gazeta Express
string(85) "atentati-ne-peqin-i-plagosuri-eshte-dhendri-i-tan-kateshit-nje-prej-kapobandave-te-97"

Gazeta Express

29/05/2020 22:09

Atentati në Peqin, i plagosuri është dhëndri i Tan Kateshit, një prej kapobandave të ’97

Gazeta Express

29/05/2020 22:09

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Policia në kohë reale identifikoi autorin, me mbiemër Mezja.

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.Mezja, ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, deklaron zyrtarisht policia e Elbasanit.

Ndërkaq burime pohuan per b.w se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë.

Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97.

Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.