Kanë dal informacione të reja për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Aleksandër Doda, mbasditen e sotme në Lezhë. Pas makinës së djegur pak minuta mbas atentatit, u gjetë edhe një armë brenda saj.
Mësohert se brenda makinës tip “Audi” u gjet një armë zjarri, me të cilën autorët qëlluan në drejtim të 42-vjeçarit, i cili po ndërtonte një lokal në shëtitoren e Drinit.
Biznesmeni njihej edhe si “Leksi i druve” për shkak se disa vite më parë shiste dru zjarri në zonën e Lezhës.
Grupi hetimor dhe ekspertët janë përqendruar për të mbledhur sa më shumë prova, por vështirë që në makinë të kenë mbetur pasi u dogj plotësisht nga zjarri që dy autorët i vendosën përpara se të arratiseshin.
Makinës iu hoqën targat nga autorët për të zhdukur cdo gjurmë të mundshme. Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.